.
×

Bukuroshja Ilda Bejleri kapet ‘mat’ me deputetin shqiptar, zbulohet gjithçka (Foto)



Një lidhje e re dashurie ka dalë në horizont.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, një nga hyrjet më të reja në parlament është shumë i njohur për qendrimet e tij.
Ai është komentuar shumë për qendrimet e tij në parlament, por edhe gjatë fushatës. Përtej aktivitetit të tij politik, Klevis Balliu kohët e fundit është i përfolur shumë edhe për jetën e tij private.

 

Image result for ilda bejleri

Image result for ilda bejleri

Zyrtarisht Klevis Balliu është beqar, por një burim i tha newsbomb.al se deputeti i ri është në lidhje dashurie me gazetaren e njohur sportive, Ilda Bejleri.

Të dy mësohet se janë bashkë prej një kohe të gjatë dhe lidhja e tyre po shkon drejt stabilizimit. Newsbomb.al, mësoi ndër të tjera se Klevis Balliu dhe Ilda Bejleri janë të dy në kërkim të një shtëpie, që pritet të jetë dhe strehëza e tyre e dashurisë.

Disa muaj më parë, të dy Ilda dhe Klevisi u panë në shoqërinë e njëri tjetrit, por në atë kohë ata i mohuan të gjitha thashethemet që qarkulluan. Edhe pse ende asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar këtë marrëdhënie, pritet që lidhja e të dyve të bëhet publike shumë shpejt.

Image