.
×

Buffon: “Ronaldo e plotëson pjesën e Juventusit që i mungonte prej kohësh”



Ish kapiteni dhe legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon ka folur për ‘Marca’ për skuadrën nga e cila u largua verës pas shumë viteve të suksesshme.“

Juventusi është i fortë dhe ka qenë i fortë gjithashtu edhe në nivel evropian në katër ose pesë sezonet e fundit”, ka thënë fillimisht portieri i PSG-së për gazetën e lartpërmendur.“Këtë vit është edhe më i fortë për shkak se ata kanë blerë një lojtar të jashtëzakonshëm”

“Ronaldo ka hyrë në mekanizmin e një skuadre solide të cilës ndoshta i mungonte vetëm pjesa e fundit dhe ky ishte (pjesa e fundit)”“Juventusi është një kandidat i mrekullueshëm për Ligën e Kampionëve si Real Madridi. Nëse ata e fitojnë këtë edicion, kjo do të përfaqësonte një anomali, diçka e pazakonshme”, shtoi Buffon.Ronaldo së bashku me skuadrën e tij ka fituar së fundmi trofeun e Super-kupës së Italisë, i cili është edhe i pari për të qysh pas transferimit gjatë verës.