.
×

Buffon: Nuk kemi probleme me Balotellin



Portieri i Italisë Gianluigi Buffon insiston se asnjë në kombëtare nuk ka probleme me sulmuesin e Liverpool, Mario Balotelli.

Portieri i Italisë Gianluigi Buffon insiston se asnjë në kombëtare nuk ka probleme me sulmuesin e Liverpool, Mario Balotelli. 36-vjeçari theksoi se nuk i takon lojtareve të tjerë t’i mësojnë Balotellit se si duhet të sillet me jetën e tij. Ai shtoi se mos grumbullimi i 24-vjeçarit në kombëtare është një çështje që i përket vetëm trajnerit pasi është ai që vendos. Buffon tha se ata janë të gjithë shokë dhe se nuk kanë asgjë kundër ish sulmuesit të Milanit.