.
×

Brovina: Nuk ka seancë pa marrëveshje



Flora Brovina ka befasuar. Sepse tha diçka që tashmë jo vetëm e dëgjojmë sa herë që del para ndonjë mikrofoni por pse e përsërit atë që e ka mësuar përmendësh dhe  dihet- gjë kjo jo edhe shumë e preferueshme për një (ish)poete. Kur flet gjithnjë të njejtën gjë. Dhe bën redunanca. Pra ajo ka rikonfirmuar qëndrimin e saj se nuk do të ketë thirrje të seancës pa marrëveshje të liderëve të subjekteve politike.

Ajo kërkon një marrëveshje në mes të partive, ta votojnë Kryetarin e parlamentit sipas Rregullores së Punës, sipas Kushtetutës dhe përgjegjës së Gjykatës Kushtetuese.

Brovina thotë se nuk janë të nevojshme nënshkrimet e deputetëve të Bllokut për thirrje të seancës dhe se ajo çfarë nevojitet mbetet marrëveshja e liderëve politikë për zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit të Kosovës.

“Dihet kush e ka të drejtën, por duhet me pas konsensus që ta votojnë atë që ka të drejtën. Në të kundërtën dihet se Partia Demokratike si fituese e zgjedhjeve ka mundësi të propozoj edhe nga partitë tjera nëse ka marrëveshje mes tyre. Pra ka shumë variante që ta votojmë Kryetarin e Parlamentit por së pari duhet të merremi vesh”, tha ajo për RTK.