.
×

Brovina: Blloku nuk do të ketë mundësi ta kandidatoj kryetarin e tyre



Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina i ka thanë Televizionti Rrokum se në seancën e 12 Shtatorit, Blloku nuk ka me pas mundësi kandidimi për Kryetarin e Kuvendit.

Madje, Brovina tha se nëse kishte me ia dhanë këtë mundësi Bllokut, atëherë, kjo kishte me qenë shkelje e Kushtetutës. Sipas saj, Blloku mund të vazhdoj me planin e tyre, ma vonë. Por jo në seancën konstituive. “Në bazë të përgjigjes së Kushtetueses dhe në bazë të rregullores, ata nuk kanë këtë mandat që ta zgjedhin. Tash për tash, asht e pa mundur. Çdo hap tjetër asht shkelje kushtetuese”, tha Brovina për Rrokum.

Ndërsa mos pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bllokut dhe të Vetëvendosjes, në mbledhjen për caktimin e datës së vazhdimit të seancës konstituive, Brovina e ka quajtur për keqardhje.

“Kjo përgjigje tregon se seanca nuk ka me pas një rrjedhë të përshtatshme, se kryeneçësia vazhdon me qenë edhe ma tutje, se ata që shkelin kushtetutën dhe rregulloren e punës, insistojnë ta shkelin prapë. Kjo më shtyn në një dilemë të madhe për rrjedhën e seancës”, tha Brovina.

Por, më e vjetra e kësaj legjislature shprehet optimiste se në seancën e 12 Shtatorit, ka me u zgjedh edhe kryetari i Kuvendit.

Ajo për këtë, ka kërkuar unitet nga spektri politik dhe respektim të Kushtetutës së vendit.

“Kërkoj që njerzit, liderët të mbledhin mendjen dhe të mos e shkelin Kushtetutën dhe rregullorën e punës”, tha ajo.

Brovina thotë se nuk guxon me u përsërit seanca e 17 Korrikut.