[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Britania i shënon 260 viktima të reja të koronavirusit për 24 orë



Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 260 persona vdiqën nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuara. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i përhapjes. Ministria e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe njoftoi se numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 1019.

Deri më tani, në këtë shtet janë infektuar mbi 17 mijë persona, ndërsa 103 mijë janë testuar, por kanë rezultuar negativë, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Të premten, kryeministri Boris Johnson njoftoi se është infektuar me koronavirus. Disa orë më vonë, të njëjtën gjë e konfirmoi edhe ministri i shëndetësisë.

Britania është një ndër vendet me numrin më të madh të infektimeve dhe viktimave të koronavirusit ditëve të fundit në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës.

Menu Title