.
×

Britani: Grabitet një tualet prej ari me vlerë 1 mln $



Një tualet prej ari është grabitur nga Pallati Blenheim në Woodstock, Oksfordshire, në Mbretërinë e Bashkuar. Policia tha se hajdutët u futën brenda natës dhe u larguan nga vendi i ngjarjes rreth orës 4:50 në mëngjes të shtunën.

Punimi prej ari, i titulluar “Amerika”, u krijua nga artisti italian Maurizio Cattelan dhe u shfaq për herë të parë në Guggenheim në New York City, NY në 2016.

Tualeti plotësisht funksional – i cili mund të përdorej nga vizitorët- është bërë prej ari 18 karat dhe raportohet se të ketë një vlerë më shumë se 1 milion dollarë.

Në një konferencë për shtyp të shtunën, Inspektori Richard Nicholls tha se një burrë 66-vjeçar është arrestuar në lidhje me këtë incident. Ai gjithashtu tha se policia beson se hajdutët përdorën dy automjete.

“Për shkak të grabitjes së tualetit në ndërtesë, kjo ka shkaktuar dëme të mëdha dhe përmbytje,” tha Inspektori në deklaratën e policisë.