.
×

Brenda takimit të delegacionit kosovar dhe zyrtarëve të lartë të BE-së



Botapress, 17 Dhjetor-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bashkë me delegacionin e tij kanë shkuar në Bruksel për t’u takuar me zyrtarët e lartë të BE-së.

Takimi është duke filluar dhe këtu do të diskutohet për kriteret politike, ekonomike, bashkëpunimi dhe zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, njofton Klan Kosova.Nga delegacioni kosovar kanë shkuar bashkë me Haradinaj, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj së bashku me ministrat Behgjet Pacolli dhe Dhurata Hoxha.