.
×

“Brandi”, qeni hero i cili shpëtoi jetë njerëzish në tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri



Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit në Shqipëri la të vdekur 51 persona, mirëpo në kërkimin e trupave nën rrënoaj ndihmoi dhe qeni “Brandi” i policisë së shtetit shqiptar.

Ishte Brandi ai i cili zbuloi personat e gjallë në pallatin gjashtë katësh në Durrës.Mirëpo, ky nuk ishte rasti i vetëm i Brandit, pasi ai është përdorur edhe herë të tjera nga shteti për rrethana të tilla.

Statusi i plotë:‘Brandi’ – Heroi me 4 putra i Policisë zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës.‘Brandi’ është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve që transmetonin live nga vendngjarja, ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti.

Pasditen e 26 nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor. Pas kërkimit në pjesën perëndimore të banesës, ku nuk pati asnjë shenjë, u kalua në pjesën jugore të objektit. ‘Brandi’ u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit.

Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.Ky nuk ishte misioni i parë i ‘Brandit’, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë.