.
×

Braktiset nga e dashura, për shkak të performancës së dobët në krevat



Mediat kiliane raportojnë rreth detajeve të ndarjes ndërmjet Alexis Sanchez dhe tashmë ish-të dashurës së tij, Laia Grassi.

E bukura Laia largoi të gjitha fotografitë nga rrjetet sociale, në të cilat gjendej së bashku me sulmuesin e Arsenalit duke bërë të ditur se ata nuk janë më bashkë.

Nuk ka një njoftim të konfirmuar për arsyet e ndarjes së tyre, ndërsa një ndër to është se Alexis ka pasur aferë me një femër tjetër, transmeton Telegrafi.

Porse, gazeta kiliane La Cuarta njofton se arsyeja e vërtetë qëndron krejt diku tjetër dhe kjo është performanca e dobët e futbollistit në krevat.

“Laia Grassi ndërpreu lidhjen, sepse Sanchez nuk arrinte ta përballojë tempin e saj në krevat”, shkruan kjo gazetë.

Ndryshe, me herët është raportuar se forma jo e mirë e Alexis në fushë ishte pasojë e kërkesave të mëdha seksuale të të dashurës së tij. Prandaj, duket se ai është dashur të zgjedhë ndërmjet seksit dhe futbollit?