[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Botsuana goditet nga një tërmet 6.5 shkallë



Shteti afrikan Botsuana, i cili gjendet në pjesën jugore tw kontinentit, sot është goditur nga një tërmet me fuqi prej 6.5 shkallë të Rihterit.

Siç raporton Reuters, epiqendra e tërmetit ishte 242 kilometra nga kryeqyteti Gaborone, ndërsa thellësia e tij ishte 35 kilometra.

Ende nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, por ky është tërmeti më i madh që e ka goditur pjesën jugore të Afrikës që nga viti 2006.

Menu Title