.
×

Botohet ditari i kolonel Ahmet Krasniqit në burgjet jugosllave



Doli nga shtypi ditari i mbajtur në burgun ushtarak jugosllav (serb), nga kolonel Ahmet Krasniqi në periudhën shtator 1991 – shtator 1992, nën përkujdesjen redaktoriale të Skender Zogajt. Lajmin e ka bërë të ditur Fahredin Spahija, i cili ka bërë zgjedhjen artistike të kopertinës së librit. “Jam fort i lumtur që zgjidhjen artistike të kopertinës së librit e kam ba unë dhe se lidhja me këtë njeri të jashtëzakonshëm po vazhdon edhe pas ekzekutimit të tij makabër nga shqiptarët zagarë të Serbisë që ndoshta i shohim çdo ditë nëpër ekranet tona televizive me imazhet e tyre të ndyera… Është libër që duhet të lexohet nga shqiptarët, për ta kuptuar një pjesë të dhimbshme të historisë së kësaj figure madhështore, eliminimin e së cilës e donin shkije e shqiptarë të ndyrë…” ka shkruar Fahredin Spahija në postimin e tij në Facebook.