.
×

Bota mban frymën, dridhet toka në Korenë e Veriut. Ja çka po ndodh atje



Një tërmet ka goditur Korenë e Veriut, në vendin ku janë kryer testet e mëparshme bërthamore. Tërmeti i magnitudës 2.9 goditi provincën North Hamgyong të Koresë së Veriut, pak më parë.Zona është ajo ku “mbretëria e vetmuar” ka kryer teste të mëparshme bërthamore, duke shkaktuar frikë e panik se po zhvillon teste të reja.Testi i fundit u shënua më 3 shtator dhe u regjistrua si një tërmet me magnitudë 6.3. Muajin e kaluar, i njëjti rajon u godit nga një dridhje me magnitudë 3.4, të cilën Kina tha se dyshohet të ishte një “shpërthim”.

Pyongyang-i është i bindur në vazhdimin e programit bërthamor të Kim, pavarësisht nga një seri kërcënimesh gjithnjë e më të paqëndrueshme nga Donald Trump.Këtë javë aeroplanët amerikanë fluturuan mbi gadishullin korean.