.
×

Bosnja kërkon përjashtimin e Kosovës nga CEFTA



Mirko Sharoviq ka thënë se mund të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.

Ministri i Tregtisë së Jashtme të Bosnjës, Mirko Sharoviq, ka thënë se mund të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.

Taksa prej 100 për qind është vendosur edhe për mallrat serbe andaj Sharoviq ka thënë se nuk kanë nevojë t’u kundërvihen me masa të njëjta por mund të kërkojnë ndëshkimin e Kosovës nga marrëveshja që parasheh tregti të lire.

“Në mbledhjen e 17 dhjetorit do të njoftojmë Johannes Hahnin dhe Federico Mogherinin”, deklaroi Sharoviq për “TV Alfa”.

Sharoviq ka theksuar se Kosova me inkuadrim në CEFTA ka pranuar faktin se Bosnja e Hercegovina nuk e ka pranuar shtetësinë e Kosovës dhe kjo nuk mund të jetë si kusht i tregtisë së lirë.