[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Borell bëhet “hit” me lapsusin: Lukashenko nuk është presidenti legjitim i Ukrainës



 

Kryedipomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell ka habitur shumë dëgjues sot në Parlamentin e BE teksa duke hedhur dyshime mbi legjitimitetin e presidentit të Ukrainës Alexander Lukashenko, ka ngatërruar Bjellorusinë me Ukrainën fqinje.

Shefi diplomatik dukej konfuz teksa fjala e tij u prit me zhurmë në sallë, ndërsa ngatërresa u shpërnda shpejt në rrjetet sociale duke u shoqëruar me komente humori.

“Lukashenko nuk është presidenti legjitim i Ukrainës,” tha Borell.

“Më falni, Bjellorusisë,” tha më pas ai duke kërkuar ndjesë kur e kuptoi gabimin. “Ne, BE nuk e njohim Lukashenkon si presidentin legjitim të Bjellorusisë”, tha ai më pas duke evituar ngatërresa të mëtejshme.

Zyrtari i lartë vijoi më tej fjalimin e tij duke theksuar se BE kërkon që autoritetet atje të ndalojnë “arrestimet e paligjshme” dhe “dhunën”.

Borell përmendi gjithashtu se BE po mendon vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë dhe do të rishikojë marrdhëniet me vendin në përgjithësi.

 

Menu Title