.
×

Borchardt: Gjykata Speciale e ndikuar nga ngërçi politik



Shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, i cili këtë fundjavë do të largohet nga ky post ka thënë se ende nuk është caktuar koha se kur do të formohet Gjykata Speciale për Krime të Luftës.Ai në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike për rolin e EULEX-it, ka thënë se mund të ketë vonesa në themelimin e gjykatës si pasojë e mos konstiuimit të Kuvendit dhe të Qeverisë së re të Kosovës.“Ka ende shumë detaje që duhet sqaruar, pasi që nevojiten edhe disa ndryshime ligjore dhe kjo ka nevojë për krijimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re, për t’i bërë këto ndryshime”, ka thënë Borchardt. Ndryshe, themelimi i Gjykatës Speciale është miratuar nga Kuvendi i Kosovës para shpërbërjes së legjislaturës së katërt. Mirëpo situata e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit dhe mos arritjes së përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit, ka bllokuar kështu jetën politike në vend.