.
×

“Bombë” në Beograd!  



Megjithëse futbolli dhe lufta nuk kanë shumëçka të përbashkët, që të dyja zhvillimet, në zhargonin e gazetarisë quhen “beteja…në fushën e gjelbër”, “beteja …në front”, “lufta …në mes të kuqezinjve dhe bardhezinjëve”, “…lufta në mes të ushtarëve të UÇK-së dhe ushtrisë serbe…”, “

Në Beograd sonte do të luhet  “mejdani”  në mes të dy ekipeve futbollistike, në mes të dy vendeve, në mes të dy popujve, në mes të shqiponjës kuq e zi dhe “orlit bardh e zi!”.

Kush do ta fitojë këtë betejë!?

Të giithë shqiptarët kanë një lutje, një dëshirë: Fitoren!

(Tek po i shkruaj këta rreshta po më kujtohet romani “Bomba në Beograd” e Albatros Rexhajt.  Ah sikur të “shpërthente një gol” në mes të Beogradit nga Lorik Cana! Kjo do të ishte “bomba” më e madhe që një shqiptar do ta “hedhte” në mes të Beogradit!!!