.
×

Bllokohet rektorati, OVL kërkon pranimin e më shumë se 1000 studentëve në UP



Organizatata e dala nga lufta janë të vendosur që ti vazhdojnë protestat për pranim të më shumë se 1000 studentëve në Universitetin e Prishtinës. Para dyerve të rektorati sot janë mbledhur një numër i studentëve të cilët po kërkojnë regjistrimin në UP.

Xhavit Jashari nga OVL ka theksuar se shoqatat e dala nga lufta janë të vendosura që ti vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kritereve të memorandumit.

“Krejt është normale. Është e ligjshme. Ne jemi në mbështetje dhe do të jemi pjesë e asaj proteste. Nuk mundet askush që tu ikë përgjegjësive. Janë bërë shkelje dhe ato i din mjaft mirë rektori”, ka thënë Jashari për Indeksonline.

Ai tha se rektori Zejnullahu nuk e dëgjoi falën e ministrit Bajrami, e as të Qeverisë së Kosovës, andaj duhet që Qeveria të ndërmar masa lidhur me vendimet e rektorit të UP-së.

“Qeveria duhet të reflektoj lidhur me vendimet e papërgjegjshme të rektorit. Ajo duhet të marr masa. Nëse ata student nuk pranohen ne do të vazhdojmë me ngulm në protesta deri në plotësimin e kritereve të memrandumit”, ka shtuar Jasharaj.