.
×

Bllokohet autostrada Fushë Kosovë-Veternik, kolonë e gjatë veturash



Kolonat e gjata disa kilometërshe, janë rutinë që shoqërojnë pothuajse çdo ditë qytetarët që jetojnë apo ia mësyjnë Prishtinës. Por, gjendja sot në hyrje të Prishtinës sot është më e bllokuar se zakonisht.

Në autostradën Fushë Kosovë-Vetërnik tash e një kohë të gjatë shumë vetura janë mbetur të bllokuara. Sipas fotove të dërguara në redaksinë e Indeksonline, shihet kolona e gjatë disa kilometërshe e veturave që po presin.

Shikoni më poshtë pamjen skandaloze nga kjo pjesë në hyrje të kryeqytetit.