.
×

Blinte lopë të vjedhura, arrestohet një person në Pejë



 

Gjatë ditës së djeshme, njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, ku i njëjti dyshohet se në vazhdimësi ka blerë bagëti (lopë dhe viça) të vjedhura.

Sipas policisë, të njëjtat i ka prerë, ku mishin e ka shitur në tregun e Pejës.

 

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.