.
×

Blerta Kllokoqi-Rugova e “mbron” Lutfi Hazirin, “i thumbon” ata që e kritikojnë nënkryetarin e LDK-së



Botapress, 23 Tetor –

E reja e Presidentit Ibrahim Rugova, Blerta Kllokoqi-Rugova ka hedhur kritika ndaj atyre që po e kritkojnë Lutfi Hazirin, përkatësisht ndaj atyre LDK-istëve që po dalin kundër deklarimeve të nënkryetarit të LDK-së, shkruan Botapress.
Bashkëshortja e Ukë Rugovës ka këtë porosi për të gjithë ata që po e kritikojnë Lutfi Hazirin.

Ne nje postim te saj ne Facebook ajo ka shkruar:
Të gjithë ju që flisni e mundoheni të hudhni poshtë deklarimet e Nënkryetarit të LDK-së dhe njëherit Ministrit të vetë Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Zt. Lutfi Haziri, ju rekomandoj të shkoni e të përkuleni para vendit ku pushon i qetë arkitekti i Kosovës shtet i lirë, pavarur e demokratik Dr. Ibrahim Rugova, e të i tregoni botës se edhe ju si e GJITHË BOTA vlerësoni lartë figurën, jetën dhe veprën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Vetë Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova dhe po ashtu familja e tij, akterë dhe dëshmitarë kryesor të të gjitha shpifjeve e propagandave ndaj Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në kohën kur Presidenti po jepte edhe frymën e fundit duke punuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, e edhe pas shkuarjes së tij në amshim në raport me familjen e tij sot e kësaj dite, kanë falur mëkate të shumë e shumë individëve dhe vazhdojnë të falin edhe më tej sepse PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA NJË GJË THOSHTE: NUK KEMI SHQIPËTAR PËR TË HUMBUR.