.
×

Blerta Haxhiaj: Shën Valentini – tregti apo dashuri? 



 

Të quash tjetrin jo romantik është një vlerësim paska sipërfaqësor vetëm për faktin se tregon se dita e Shën Valentinit është e komercializuar, ky nuk mund të paragjykohet me  parime  deterministe. Si dita më kreative dhe fitimprurëse për bizneset e ndryshme – restorante,  dyqanet  bizhuterive,  pastiçeritë, vendet luksoze ofrojnë shumë shërbime për të kënaqur të dashuruarit jo të një ditë por edhe ata që dashurojnë dhe dinë të respektojnë të dashurit e tyre,  paraqitet  si një ditë aktive dhe dinamike.

Më e pritshmja nga  meshkujt është që  ata të dërgojnë  një kartolinë apo tashmë në epokën e internetit  një kartolinë online,  ndërkohë që femrat janë  më të kujdesshme dhe  kanë pritshmëri  më të lartë sepse  ato nuk kënaqën vetën më një kartolinë. Duke patur parasysh se Dita e Shën Valentinit është një krijim i  epokës sentimentale  viktoriane  që në fillim  të traditave është rrënjosur në një referencë të errët nga Chaucer, në ditën e  shenjtorit   të një martiri të hershëm , nuk kishte asnjë interes në dashuri apo romancë.  Shfrytëzimi i madh i mundësive komerciale në diten e shën Valentinit tashmë edhe  në  shoqërinë  tonë shkruhet dhe ekzistojnë dhjetra artikuj rreth asaj se çfarë të bëjnë,  çfarë  të  blejmë,  çfarë të  hahet  dhe si të sillet në këtë ditë. Gjithashtu, ipet fund seksualizimit modern  që në kohët Viktoriane, u pa si një  festë  e dashurisë së pafajshme, shpesh duke i  përfshirë  edhe fëmijët. Si një ditë e kushtuar ndjenjave  seksualiteti  pushon së ekzsituari  dhe  ajo  totalisht i kushtohet ndjenjës.

Megjithatë, dita e shën  Valentinit  mbetet dita e preferuar e  njerëzve për propozimin e martesës,  deklaratave të dashurisë,  planifikimeve  afatgjata, por ka nga ata që këtë ditë e shikojnë si një virus duke e cilësuar si virusi i Shën Valentinit  që  është  më i rrezikshëm se Aids, Ebola ose kolera, një virus  që  ishte  gati për të sulmuar zemrat e rinisë.  Rinia dhe njerëzit kanë domosdoshmëri për dashuri ndaj ajo mund të jetë një virus dëshiror.  Autorë si Chaucer and Shakespeare e kanë popularizuar ditën e shën Valentinit me veprat e tyre dhe me kontributin e tyre për ta trasformuar atë në një festë që mos  të harrohet  ku gjithmonë  duhet të dhurojmë diçka dhe të dalim në takim. Mirëpo më vonë kjo festë fillon dhe merr përmasa mishëruese konsumuese ku konsumimi shkëmbehet më të ardhmen e të  dashuruarve  ndaj aktiviteteve  sofistikuese. Si një shoqëri konsumuese me një kulturë  të thekshme nxitur nga ndikimi i reklamave dhe zhvillimet e saj në shtypjen dhe prodhimin masiv kontribuon në një efekt anësor të saj. Njerëzit me një kohë konsumuese dhe destruktive kanë nevojë për më shumë lojë shpirtërore dhe reduktim të kohës së punës gjatë festave që të paraqitet mundësia për mosbraktisjen e ndjenjës apo që ta gjejnë atë tjetërkund. Me raste kuptimi i festës merr formen e një objekti që shkembehet duke humbur mbulesen e artë të ndjenjës.  Aparatet prodhuese të marketingut të kompanive të ndryshme kanë joshur shumë klientë për festimin e festave – shën Valentini – për të dashurit dhe me të dashurit e tyre ku edhe personat jofestues krijojnë marketingun e tyre anti shën Valentin. Funksioni i festës nuk duhet të anashkalohet apo të trajtohet ndryshe nga festat tjera apo se si njerëzit e kanë festuar atë që nga fillimi. Kjo e shndërruar si nje ritual bën pjesë në kulturë dhe ndihmon të inovacionin e ndjenjës dhe shprehjen e saj si ndjenjë.

Simboli më i rëndësishëm i saj që është dhurata shërbën si mënyrë për paqe e respekt reciprok. Edhe pse e shndërruar si mjet i kapitalizmit por që qetëson partnerin, bashkëshortin apo njeriun e dashur dilni dhe festoni shën Valin.