[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Blerta Deliu-Kodra reagon ashpër pasndalimit  të ushtarëve të UÇK-së nga Interpoli me kërkesë të Serbisë



Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pas ndalimit të ish ushtarit të UÇK-së, Imri Ilazi, nga policia turke.Deliu-Kodra ka shkruar se institucionet tona duhet t’i kërkojnë përgjigje ultimative ndërmjetësuesëve ndërkombëtarë të cilët duhet të vendosin dialogun në vend të provokimeve të hapura.

Shkrimi i plotë:

Vazhdimi i abuzimit me INTERPOL’in nga Serbia për të përndjekur secilin shqiptar që i ka kontribuar luftës së Kosovës për liri shpërfaq sërish pafuqinë e ndërmjetësuesëve ndërkombëtar për të ndikuar në ndalimin e sulmeve serbe ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës në përgjithësi.

Lirimi i ish gjeneralit të FSK-së, Imri Ilazi nga policia turke, i cili u ndalua pasi figuronte në listën e INTERPOL’it me ndërhyrjen e Serbisë, mund të jetë një lajm i mirë për raportin tonë me shtetin turk, por kjo nuk e mohon heshtjen ndërkombëtare ndaj fushatave persekutuese të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës.

Një praktikë të ngjashme shteti serb e ka përdorur edhe ndaj politikanëve serb të Kosovës, duke i ndaluar, intimiduar dhe maltretuar kufijve vetëm pse ishin lojalë ndaj politikave shtetndërtuese të Kosovës.

Hapi i parë i dëshmimit të gatishmërisë për të vendosur dialogun është ndalimi i përndjekjeve dhe veprimeve armiqësore. Me vazhdimin e zbatimit të këtyre dy praktikave, të ndjekjeve dhe ndalimeve të ish-luftëtarëve të UÇK-së por edhe të serbëve lojalë ndaj shtetit të Kosovës dhe sidomos duke shkelur në mënyrë flagrante integritetin territorial të Kosovës me rastet e përsëritura si në Karaçevë të Kamenicës, Serbia po demonstron hapur dhe pa rezerva të kundërtën.Institucionet tona duhet t’i kërkojnë përgjigje ultimative ndërmjetësuesëve ndërkombëtarë të cilët duhet të vendosin dialogun në vend të provokimeve të hapura. Poashtu duhet të ushtrohet presion ndaj Serbisë për të ndaluar këto sulme ndaj qytetarëve, integritetit territorial dhe shtetit të Kosovës.

Menu Title