[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Blerta Deliu-Kodra “godet” Albin Kurtin, rreth aksionit në Karaçevë



Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar ashpër ish-kryeministrit Albin Kurti, i cili ditë më parë pranoi se nuk kishte dhënë leje për t’u zhvilluar një aksion policor në fshatin Karaçevë.

Në një shkrim të saj, deputetja e PDK-së, thotë se veprimi i Kurtit është absurd, pasi që kreu i VV-së, theksoi se arsyeja e moslejimit të këtij aksioni, ishte mungesa e përvojës së organeve të rendit.“Ish-Kryeministrit, thjesht, i ka munguar vullneti politik, të cilin e ka pasion ta ligjerojë, por si duket – shumë dro ta ushtrojë!”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Shkrimi i saj i plotë:

Absurditeti i javës që shkoi: Ish-Kryeministri justifikon lejimin e veprimtarive kriminale me dijeninë e tij me arsyetimin e mungesës së përvojës së organeve të rendit për ta luftuar krimin!Shkurt: ish- Kryeministri ka legjitimuar sundimin e krimit, duke argumentuar se Kosova nuk ka kapacitete profesionale për ta zbatuar ligjin!

Sidoqoftë, organet e rendit dëshmuan se janë të aftë të luftojnë çdo krim – kur ekziston vullneti politik.Ish-Kryeministrit, thjesht, i ka munguar vullneti politik, të cilin e ka pasion ta ligjerojë, por si duket – shumë dro ta ushtrojë!

Krimi gjithmonë do të kërkojë njerëz të pavullnetshëm ta luftojnë atë, por ata zbulohen shpejtë dhe marrin përgjigjen e merituar.P.S. Pengimi i zbatimit të ligjit është vepër penale për të cilën duhet përgjigjur penalisht para organeve të drejtësisë!

Menu Title