.
×

Blero shokon të gjithë me deklaratën për Shkurte Gashin: Po të mos ishte kënga “5”, nuk e di a do ishte këtu ku është sot



 

Artisti, Blero është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar.Ai deri më tani ka sjell një mori këngësh dhe bashkëpunime të ndryshme me artistë të estrades.

Por më së shumti shquhet për baladat, të cilat zgjojnë emocione të thella tek adhuruesit e muzikës së tij. I ftuar në emisionin “Mirage” që është prodhim i lajmi net, Blero rrëfen shumë të pathëna rreth karrierës muzikore dhe jetës private.

Ai flet për duetet që kishte me artistet e estradës si me Dafina Zeqirin e po ashtu edhe me Shkurte Gashin. Kur jemi tek kënga ‘5’ me Shkurte Gashin, Blero befason teksa thotë disa fjalë për artisten Gashi.“Shkurte Gashi ka bërë një punë të mirë. Ka ditur ta menaxhojë karrierën e saj, por nuk e di nëse nuk do ta merrja në këngën “5”, nuk e di nëse do ishte këtu ku është sot. Pavarësisht talentit, edhe ajo e kish talentin si të Dafinës”, tha Blero./BP/