.
×

Bleona Qereti ”bëhet” NUSE, Ermal Mamaqi e shkrin së qeshuri me komentin tipik që bëjnë shqiptarët



 

Ashtu siç ka paralajmëruar edhe më herët këngëtarja Bleona Qereti do të publikojë së shpejti klipin e saj më të ri me titull “Monstër”.

Pas fotos e veshur me lëkurë edhe sipër një makine, këtë herë këngëtarja ka surprizuar përmes një tjetër foto të marrë nga klipi i saj. Këtë herë e shohim Bleonën të veshur tërësisht me të bardha dhe në formë mjaft dhe tejet rrezëllitëse.

Edhe këtë herë ajo ka marrë shumë komente nga ndjekësit e saj në rrjete sociale, por më pikanti ishte i Ermal Mamaqit.

“Për hajër o Zot, kush do të të marri”- i shkruan Ermal Mamaqi dhe ky koment e ka shkrirë së qeshuri Bleonën e cila ia ka kthuar me disa emoji me lot, por edhe i tha “love you”.