.
×

Bitcoin po rritet fuqishëm, ja sa ka arritur vlera e tij



Bitcoin mund të rritet mbi 10,000 $ brenda dy javëve, duke shënuar rimëkëmbjen e saj në rreth gjysmën e vlerës rekord, sipas një analisti.

“Çmimi i Bitcoin është gati të shpërthej në nivelin e 10,000 $, duke mbuluar gjysmën e humbjeve nga e gjithë koha e tij”, është shprehur Naeem Aslam, analist i tregut kryesor në “Think Markets UK”.

Ai pret që Bitcoin të kalojë pikën këtë javë ose javën e ardhshme, dhe shtoi se do të ishte një moment vërtetë i turpshëm për ata që thoshin se monedha nuk do të shërohet kurrë nga humbjet e saj.

Kriptomonedha u rrit në gati 20,000 dollarë në dhjetor 2017, por u ul nën 7,000 dollarë në më pak se dy muaj, transmeton ‘Scan’.

Pas rënies deri në 3,250 dollarë në dhjetor 2018, ai ka vlerën 8,700 dollarë gjatë kësaj jave, përcjell albinfo.ch.

Ajo që vihet re është se investitorët janë larguar nga Bitcoin për shkak të disa faktorëve, ku mund të përmendim: luftën tregtare, vjedhjet e vazhdueshme të kriptomonedhës dhe deklarata e Facebook për të krijuar monedhën e vet digjitale.