.
×

Bisedë telefonike Zaev-Merkel: Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është lajm i mirë për Evropën



Të mërkurën më 3 prill, kryeministri Zaev zhvilloi bisedë telefonike me Kancelaren Merkel. Gjatë bisedës mes dy homologëve u konfirmua që vizita e kryeministrit grek Cipras që u realizua të martën në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më 2 prill të vitit 2019, si dhe mbledhja e përbashkët e Qeverisë ishin momente historike. Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këto janë lajme të mira për Evropën.

Me këtë rast i pari i ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut konfirmon se diplomacia po hap rrugët mes vendeve.