.
×

Bie nga shkallët, punëtori lëndohet në vendin e punës



Një person në Prizren është lënduar teksa po punonte në vendin e tij të punës. Punëtori ishte duke punuar në një shtëpi private dhe ishte rrëzuar nga shkallët e katit përdhesë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka shtuar se po i njëjti është duke marrë trajtim mjekësor.

“I njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga shkallët e katit përdhese të një shtëpie gjatë kohës sa ishte duke punuar. Viktima është duke marrë tretman mjekësor, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila do të hetohet” thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.