.
×

Bie bashkë me ashensor në fund të ndërtesës, i lënduari dërgohet urgjentisht në QKUK



Një person është lënduar në Lipjan pasi që i njëjti kishte rënë me ashensor poshtë në ndërtesë. Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull/K shqiptar derisa ishte duke punuar është dëmtuar ashensori, me ç’rast ka rënë poshtë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Është kontaktuar prokurori publik i cili e ka cilësuar veprën dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.