[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Biden nënshkruan vendime të reja



Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nënshkruar një disa urdhra ekzekutivë për ndryshimin e klimës, duke përfshirë ndalimin për disa shpime të energjisëKëto vendime synojnë të ulin apo zvogëlojnë qiradhënien në toka publike dhe të dyfishojnë prodhimin e energjisë nga era deri në vitin 2030.

Biden, këtë të mërkure ka thënë se sot është Dita e Klimës në Shtëpinë e Bardhë.“Ne kemi pritur shumë gjatë dhe nuk mund të presim më gjatë”, ka thënë Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Në këto vendime të nënshkruara nga Biden thuhet se është formuar zyrë brenda Shtëpisë së Bardhë e cila do të merret me ndryshimet klimatike si dhe një samit të liderëve që do të mbahet në muajin prill për Ditën e Tokës.Zyrtarët e Biden thonë se ndryshimet klimatike sipas planprogramit të Bidendo të jenë pjesë e sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme.Biden i bëri thirrje Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së që të përgatis një raport

të inteligjencës mbi ndikimet e ndryshimit të klimës në siguri, shkruan BBC.

Menu Title