[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Biden: Çdo amerikan duhet të mbajë maskë kur është jashtë shtëpie, për minimumi tre muajt e ardhshëm



Joe Biden, kandidati demokrat për president, bëri thirrje sot për një mandat mbarëkombëtar të përdorimit të maskave sanitare në SHBA, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Çdo amerikan duhet të mbajë një maskë, kur është jashtë shtëpie, për minimumi tre muajt e ardhshëm”, tha Biden në një konferencë shtypi.

“Le të nxjerrim një mandat për përdorim mbarëkombëtar të maskave, duke filluar menjëherë dhe do të shpëtojmë jetë”, shtoi ai.

Ish-zëvendëspresidenti tha se masa mund të shpëtojë më shumë se 40 000 jetë në tre muajt e ardhshëm dhe vuri në dukje se më shumë se 165 000 persona kanë vdekur tashmë në SHBA.

Menu Title