[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Besnik Kelmendi drejt sukseseve në shtetin gjerman



Sami Fejza –   Besnik Kelmendi i lindur në vitin 1979 në fshatin Ruhot të Pejës nga një familje e Rugovase, në moshen 12 vjeqare largohen për në Gjermani. Ne vitin 1992 erdhi në Gjermani bashkë me familjen si gjithë mërgimtarët të atyre viteve që emigruan shumë bashkvendas tanë nëpër vendet të ndryshme evropiane. Besniku filloi karierën qysh në moshë të re, kreu klasën e 7-të me sukses në Gjermani, njëherit kreu Real Schule (shkollën e mesme ) pastaj Ausbildung si Einzelhandel Kaufmann (tregtinë managjer ) ku fillon të punoj në shitoret e njohura në Gjermani “REWE”, ku pas mbarimit të shkollës menjëher kaloi në firmën e njohur “Lidl”, ku ishte edhe managjer udhëheqës në “Filialle” e nje lokali me 35 punëtor. Në këtë kohë vazhdon edhe specializimin në këtë drejtim, kur ai tash është edhe petagog që iu jep mësim nxënsave të ri kur të regjistrohen në këtë drejtim që kryn ausbilungun për shitës që në gjuhën gjermane quhet ( Verkäufer dhe Einzelhandels Kaufmann ). Besniku në “Lidl” punon që nga viti 2000, ndërsa ai në vitin 2015 u bë pjesë e paralmentit komunal të Essenit për integrim në kuadër të Partisë CDU. Në dhjetor në zgjedhjet federale të CDU ishte një nga antëtarët e stafit organizativ të kësaj partie ku zonja Merkel u rizgjedh përsiëri kandidate për kancelare. Me datën 21.02.17 Besniku u votua nga CDU në kryesin për landin e Essen dhe iu dha besimi në funksionin në kryesi si Protokollführer (proqesverbal). Me 21.02 u zgjedh edhe delegatë i CDU në landin e Nordrhein-Westfalen. Besnik Kelemendi është mjaft aktiv në integrimin e bashkatdhetarëve në të gjitha lëmit jetësore, po ashtu edhe mbështetja në forcimin e identitetit kulturor dhe nacional të shqiptarëve në këtë vend, si komunitet mjaft i madh që është në këtë pjesë të Essen Gjermanisë. Pra keto ishin disa të arrituara të Besnik Kelmendit ku na bënë krenar si komunitet shqiptarë në Gjermani, e që shumë mërgimtar dita ditës po integrohen në shtetet evropiane drejt sukseseve që po arritin në fushën politike, bizneseve, artit, kulturës, sportit ku djem nga viset e kombit shqiptarë na bëjnë krenar nëpër shtete ku jetojmë në botë.

 

Menu Title