.
×

Besnik Benzi i bie pishman, nuk ia jep 1 milion euro Kombëtares



Besnik Benz nuk do t’ia jap 1 milionë euro Shqipërisë nëse kjo e fundit fiton në tavolinë kundër Serbisë.

Besnik Benz premtoi, nuk e bëri, dështoi. Gjithsesi, gjërat nuk shkuan sipas planifikimeve të tij.

Pasi ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre, Benz ka vendosur që ta tërheq premtimin e tij për një fitore të mundshme të kuqezinjve me rezultat zyrtar, 3:0.

Gazeta Express sot mëson nga burime të afërta me Benz se ky i fundit i ka rënë pishman vendimit të tij dhe se 1 milion eurot do të vlenin vetëm për një fitore në fushën e gjelbër.

Përkundër kësaj, Benz arrriti që këtë javë të jetë një nga njerëzit më të përfolur në trevat shqiptare, pas premtimit të tij befasues.

Ai ka rastin që premtimin e tij ta përsëri për sfidën e kthimit Shqipëri-Serbi, vitin tjetër.