[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Besimtarët obligohen që të mbajnë maska gjatë faljes në xhami e të përdorin dezinfektues



Botapress 13 Korrik – Po e presin kohën e faljes së namazit të drekës. E më të thirrur ezani, ata fillojnë procedurat paraprake të këtij rituali fetar.Dikush këtu zgjodhi që ta fal namazin në oborrin e xhamisë e dikush brenda saj.

Por këta të fundit, duhet që t’i respektojnë disa rregulla të reja para se të hyjnë në xhami.Madje si pasojë e pandemisë COVID 19 ka gjasë që këto objekte fetare të mbyllen përkohësisht.

E besimtarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj.Sipas tyre kjo do të duhej të ndodh vetëm nëse merren masa rigoroze në të gjitha aspektet.

Por ndryshe nga falja e namazit me rregullat anti covid, aktivitetet tjera fetare nuk do lejohen.

Sipas myftiut të Kosovës, Naim Ternava, ligjëratat, tribunat fetare e shkolla verore do të pezullohen përkohësisht.Por, në vendimin e qeverisë së Kosovës thuhet se pezullohen ceremonitë fetare, pa sqaruar se a është ndaluar edhe falja e namazit.

T7 ka provuar të marr sqarime nga ana e qeverisë për këtë çështje, porse gjatë ditës kanë qenë të pa qasshëm.

Menu Title