.
×

Besim Dina e ‘çmend’ Labin: Ka me tu ba mjekra si do fustana te nuseve, zhag për toke



Deputeti Labinot Tahiri këtë të shtunë është i ftuar në emisionin ‘Oxygen’ të Besim Dinës. Këtë e ka paralajmëruar vetë Labi përmes një video live në Facebook.

Përderisa Dina e pyeti për rritjen e mjekrës dhe flokëve, Labi tha se nuk do t’i prejë deri në liberalizimin e vizave, edhe nëse kjo gjë nuk ndodh as ne pesë vitet e ardhshme.Pastaj nuk kanë munguar shakatë e Besim Dinës.

”Hajmedet paska me tu ba mjekrra si do fustana te dizajnerave që i bajnë. Krejt zhag për toke”.Kujtojmë që Labi në shenjë pakënaqësie ndaj BE’së për mos liberalizimin e vizave, kishte dhënë këtë premtim të madh para disa javësh. Ai kishte dorëzuar edhe gjitha pasaportat e vizat që të mos mund të udhëtojë fare jashtë vendit.

VIDEO