.
×

Besart Mjeku: Beso në shpresen e vetme të Kosovës LDK



Në keto zgjedhje parlamentare shpresoj që LDK-ja të mos bëj ndonjë koalicion me PDK-në apo me ndonjë parti tjetër te luftes si dhe me partin e LVV, sepse do të ishin kualicione të gabuara, për arsye sepse kualicioni që LDK me PDK bëri mbas zgjedhjeve të 2014-tës dhe skandali pronto, provuan se pushtetin e vertete e kontrollonte PDK-ja, njerëz të tillë si Kadri Veseli, Hashim Thaqi dhe Adem Grabovci.

Duke vazhduar që ta përdorin shtetin e Kosovës në dobi të shikut dhe PDK-së, dhe ishte përseri PDK-ja që nuk i lëverdiste qeversija me LDK-në.

Atëherë PDK-ja e rrezoi nga pushteti LDK. Në këtë fushatë zgjedhore unë deshiroj që ti bëj thirrje elektoratit te Kosovës, mbështetësve, antarëve, simpatizantëve të LDK-së si dhe lidershipit të LDK-së që me qëllim për ti kthyer shpresën e thyer të popullit të Kosovës, si dhe me qëllim që të vendoset drejtësia për të gjitha krimet që janë kryer gjatë dhe pas luftës nga UÇK-ja apo njerzit e shikut.

Une bëj thirrje që LDK-ja të mos bëj gabimin total që të qeverisë përsëri me PDK-në, dhe as me LVV e cila është një parti e cila ka një agjendë radikale dhe destabilizuese për Kosovën.

Por të qeverisë me votat e elektoratit të saj dhe në koalicion me partitë që përfaqësojnë minoritetet në Kosovë, duke e pasuruar më tej traditën multietnike të shoqërisë tonë, pasi kto parti nuk kanë qenë të përfshira në afera korruptive ose në veprime të jashtëligjshme.