[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Besart Dreshaj: Qeveria e re, në krye me LDK-në, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në



Nënkryetari i LDK-së nga dega e Istogut dhe Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm në LDK, Besian Dreshaj ka thënë se Kosova nuk është e ilozuar, por të izoluar janë vetëm ata që na kanë mbajtur të izoluar, shkruan Botapress.info

Dreshaj ka komentuar edhe miqësinë e Kosovës me SHBA-në, ai tha se Qeveria e re në krye me LDK-në nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.

Sipas tij, shtëpia pa miq nuk mbahet, dhe se LDK-ja nuk do të lejojë që raportet me SHBA-të të nëpërkëmben për interesa elektorale.

Postimi i plotë:

Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që na kanë mbajtur të izoluar!

Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, në krye me LDK-në, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.

Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmben për interesa elektoral.

Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë.

Menu Title