.
×

Berisha thotë se ndryshimi do të ndodhë në Prizren



Zafir Berisha, që ishte kandidat i NISMA-s për Kosovën në Prizren, ka thënë se do të kërkon votë për një qeverisje ndryshe.

Berisha ka hedhur akuza në drejtim të PDK-së, pasi sipas tij, e kanë udhëhequr Prizrenin bandat.

Sipas tij, më 19 nëntor do të ndodhë ndryshimi i madh në Prizren, ndërsa ka mohuar se do të jetë pjesë e qeverisjes së Prizrenit nëse fiton partia që e mbështet.

Berisha ka qenë kandidat i NISMA-s për Prizrenin, e që në balotazh e mbështet Vetëvendosjen./Rrokumtv/