[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Berisha e quan “racë të poshtër” Demin: A me snajper t’i ruaj sistemet e çdo institucioni?



Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha e ka quajtur analistin e GAP’it, Agron Demi si “racë të poshtër”.

Pasi Demi tha se vjedhja e 2 milionëve nga Thesari i Shtetit mund të ndodhë edhe për shkak se Zafir Berisha është Koordinator i Sulmeve Kibernetike, sipas tij Berisha është person jo-kompetent.

Berisha ka reaguar ndaj Demit duke e quajtur si “racë të poshtër” dhe se “hajni i shtëpisë” nuk mundet të quhet “sulm kibernetikë”.

“Nëse unë jam koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, nuk nënkupton se me “snajperkën” time të luftës duhet t’i ruaj sistemet e ndishem të çdo institucioni”, ka deklaruar zv/ministri i Punëve të Brendshme.

Postim i plotë nga Berisha:

Raca e poshtër e sojit të Agron Demit po mundohen me u bërë interesant dhe lajm duke e lakuar emrin tim!

(Sipas këtij soji edhe arka e vjedhur në AUV është sulm kibernetik)

“Hajni i shtëpis” sipas mendimit tim nuk mundet të quhet “sulm kibernetik”, sepse sipas asaj që deri në këto momente është publike, vjedhja e më shumë se 2 milion eurove në ministrinë e znj Bajrami, po delë të është bërë nga dikush mbrenda i cili e ka shfrytezuar “pauzën” për të ndërhy nëpër fjalekalime në sistemin e thesarit.

Nëse unë jam koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, nuk nënkupton se me “snajperkën” time të luftës duhet t’i ruaj sistemet e ndishem të çdo institucioni.

Detyra që jam duke bërë është që Kosova urgjenitishtë të ketë ligjin për Siguri Kibernetike, që për fatin e keq deri tash i mungon dhe përmes ligjit të krijojmë autoritete të veqant për siguri kebernetike.

 

Menu Title