[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Berisha: Arrestimi i tij në kuadër të bastisjes, ndaj tij nuk ka ndonjë aktakuzë



Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysen Berisha, beson që arrestimi i kryetari të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga EULEX-i, është në kuadër të aksionit të bastisjes.Ai thotë se nuk e di nëse Gucati akuzohet për ndonjë vepër.

“Besoj që arrestimi është në kuadër të bastisjeve, sepse unë me sa di Gucati nuk akuzohet për ndonjë vepër”, tha Berisha.

Ai thotë se këto aksione dhe arrestimet kanë qenë të pritshme, por ka thënë se ish-ushtarët e UÇK-së, duhet të përgjigjen me dinjitet dhe të dëshmojnë për luftën e pastër të UÇK-së.“Ushtarët e UÇK-së, në mënyrë dinjitoze duhet të përgjigjen në këto ftesa dhe ta dëshmojnë pastërtinë e luftës, sepse ja kemi borxh Kosovës”, tha Berisha.Ai ka thënë sjellja e dosjeve në zyrat e OVL-UÇK-së, nuk ka qenë e rastësishme, pasi ato dosje kanë qenë të arkivuara në Hagë dhe nuk kanë mundur të merren nga persona të zakonshëm.

Berisha thotë se Ministritë ajo e Mbrojtës dhe e Drejtësisë, do duhej të reagonin dhe të kërkon sqarim për sjelljen e këtyre dosjev

Menu Title