[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Berisha: Ambasadori Kosnett ua hoqi maskat Ramës e Thaçit – Amerika kurrë s’ka qëndruar prapa ndryshimit të kufijve



Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se ambasadori amerikan në Kosovë, ua ka hequr maskat kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit kur foli për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për ndryshimin e kufijve.

Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha ka thënë se tradhëtarët e kombit, me projektin e tyre të Serbisë së madhe e servirën atë me qindra herë si propozim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, ky konstatim u hodh poshtë me deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Ambasadori i SHBA në Prishtinë hedh poshtë të gjitha mashtrimet e tradhëtarëve të kombit Zogradit Bis, Mladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit, të cilët projektin e tyre dhe padronit të tyre Vuçiq të Serbisë së Madhe e servirën me qindra herë si propozim të SHBA. Ambasadori i SHBA, Kosnett deklaron se “Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, thotë ai.

Bien maskat!Tradhetaret e Kombit projektin e tyre te Serbise se Madhe serviren me qindra here si propozim te…

Publiée par Sali Berisha sur Vendredi 13 décembre 2019

Menu Title