.
×

Beqiri: Në Prishtinë ka llafe dhe facebook, jo projekte (Video)



Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri ka folur edhe për punën e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Ai ka thënë se nuk ka punë e as projekte, por vetëm fjalë, llafe dhe facebook. Beqiri po ashtu ka thënë se LDK-ja së shpejti do të kthehet fuqishëm ne Prishtinë.

“Realizim projektesh nuk ka, fjalë ka, llafe ka, facebook ka dhe kjo dëshmon se LDK-ja ka udhëhequr në Prishtinë më mirë se tash. Ndryshime të shpejta do të ndodhin në Prishtinë”, ka thënë Beqir.