.
×

Benzema i përgjigjet ashpër presidentit të Federatës së Futbollit të Francës



Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka bërë një replikë të ashpër me presidentin e Federatës së Futbollit të Francës.
Benzema nuk është pjesë e kombëtares që nga viti 2015, ku ishte përfshirë në skandalin e mesfushorit Mathiu Valbuena.

Është presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Grae, që ka hapur këtë debat duke thënë se Benzema duhet ta harrojë kombëtaren.

“Zotëri Le Graet, kërkoj që të më harrosh dhe të më lësh të qetë, ju lutem. Franca është kampione e botës”, tha Benzema në rrjetin social Twitter.

Këto deklarata kanë hapur një debat të madh te tifozët e Francës në rrjetet sociale.