E ardhmja e Rafa Benitez me Napolin duket se është e mjegullt, sipas mediave italiane.
Spanjolli shpresonte të rikuperojë besimin e klubit dhe të ekipit duke nxjerrë një rezultat në takimin e e të dielës në San Siro.
Por Azzurrët pësuan disfatë 2-0 nga Milani, që po ashtu i ka tejkaluar ata në renditjen tabelare.
Mediat italiane bëjnë të ditur se marrëdhënia në mes të klubit dhe trajnerit është e dobët, derisa Gazzetta dello Sport shkruan se gjasat e qëndrimit të tij në klub “janë po thuajse zero”.
Në anën tjetër, Benitez përflitet se mund të rikthehet te ish-klubi i tij, Liverpool, që po ashtu po kalon nëpër një krizë të re nën drejtimin e Brendan Rodgers.
Rafael Benitez është shumë i dëshiruar edhe nga tifozët e Liverpoll-it, për shkak se Benitezz është trajneri që i ka sjell ekipit nga “Anfield Road” titullin e pestë në Champions Ligë.