.
×

Bën tatuazh emrin e djalit, por zbulon që s’është i tij!



Ai ishte aq i lumtur që ishte një baba që vendosi të bënte tatuazh emrin e djalit të tij në shpinë: “Benjamin”. Një mbishkrim i madh dhe i rëndësishëm. Megjithatë, gëzimi u kthye në zemërim kur Pedro Pablo Santo Domingo, një kolumbian 22-vjeçar, zbuloi se në të vërtetë, ky fëmijë nuk ishte i tij.

Disa ditë pas bërjes së tatuazhit, në të vërtetë, i riu lexoi bisedat Ëhatsapp në telefonin e të dashurës në të cilën gruaja i tha ish-it të tij, se babai i vërtetë është ai (lajmi i konfirmuar më pas nga një test i ADN-së) dhe dëshiron të rifillojë një marrëdhënie me të.

Pedro Pablo, nën efektin e alkoolit, nuk ishte në gjendje të ruante zemërimin dhe e qëlloi partneren e tij me një shkop. Tani ai i është besuar një ekipi psikologësh. Lajmi është raportuar nga faqja lokale e informacionit “La Opinion”.

Fqinjët, të cilët njoftuan policinë, e shpëtuan gruan nga goditjet. Partneri i saj u arrestu, por u lirua pasi tregoi historinë e tij para autoriteteve. Psikologët do ta ndihmojnë atë të kapërcejë traumën.