.
×

Bekim Jashari sqaron çfarë lidhje ka me të dyshuarin për fajde



Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar lidhur me arrestimin e 7 personave gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës në mesin e të cilëve është edhe Ismet Osmani i njohur si Curri nga Mitrovica që sipas dyshimeve ka përvetësuar më shumë se 2.5 milionë euro pasuri të jashtëligjshme përgjatë këtyre viteve të fundit.

Jashari përmes një shkrimi në Facebook është sqaruar për një fotografi në të cilën shihet ai së bashku me Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Ilir Bojku (i arrestuar)

Ka thënë se me të arrestuarit nuk ka lidhje as miqësore e as familjare ani pse u pa në një fotografi në një stadion futbolli.

“Sqarim rreth apostrofimit të emrit tim në disa portale, për ngjarjen dhe personat që asnjë lidhje nuk e kam, miqësore e as familjare

Vetëm pse njerëzit shprehin dëshirën të bëjnë fotografi me mua, qoftë si djalë i Hamëz Sh. Jasharit apo edhe si kryetar i Komunës, nuk mund të nënkuptojnë domosdoshmërisht miqësinë të vërtetë mes meje dhe kujtdo qoftë me të cilin ndodhem para kamerës/fotoaparatit”, ka shkruar ai.

Kjo fotografi, thotë Jashari është bërë spontanisht në një ndeshje kampionale futbollistike në Mynih, ku unë isha së bashku me Ramiz Lladrovcin

Ndryshe, Ilir Bojku dyshohet se është bashkëpunëtor i Ismet Osmanit, (Currit) pronar i kazinove në Kosovë.

Postimi i plotë i tij:

Sqarim rreth apostrofimit të emrit tim në disa portale, për ngjarjen dhe personat që asnjë lidhje nuk e kam, miqësore e as familjareVetëm pse njerëzi shprehin dëshirën të bëjnë fotografi me mua, qoftë si djalë i Hamëz Sh. Jasharit apo edhe si kryetar i Komunës, nuk mund të nënkuptojnë domosdoshmërisht miqësinë të vërtetë mes meje dhe kujtdo qoftë me të cilin ndodhem para kamerës/fotoaparatit.

Me vjen keq ndaj disa mediave, që pa me konsultuar fare, nxitojnë të më atakojnë sa për të bërë lajm.

Ndjej obligim ndaj qytetarëve që më njohin mirë dhe dua t’i garantoj se asnjë person nga grupi i të arrestuarve, nuk e njoh e as nuk kam miqësi.

Fotografia që po qarkullon në media, është bërë spontanisht në një ndeshje kampionale futbollistike në Mynih, ku unë isha së bashku me Ramiz Lladrovcin.

Qindra fotografi brenda stadiumit e jashtë tij janë bërë atë natë, edhe me shumë bashkatdhetarë.

Nuk provoj t’ia mohoj, sikurse nuk kam mundur t’ia mohoj, e as që nuk do t’ia mohoj askujt dëshirën për të bërë fotografi me mua, kushdo qoftë ai, derisa nuk e di dhe nuk disponoj informata se personi që dëshiron të bëjë foto me mua është kriminel apo i dënuar nga gjykatat.