[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bekim Jashari: Për presidentin askush s’ka kontaktuar me ne, nuk u futemi pazareve politike



Botapress, 28 Nentor -VBekim Jashari ka folur rreth mundësisë së kandidaturës së tij për president, si figurë uniteti të partive politike. Ai ka thënë se deri më tani asnjë subjekt politik nuk ka biseduar me të ose ndonjë anëtar të familjes Jashari për pozitën e presidentit.

“Deri më tani, as me mua as me Muratin ose dikë tjetër, askush nga subjektet politike nuk ka folur për mundësinë e zgjedhjes së presidentit. Unë kam biseduar ndoshta për procesin si është duke ecur, por jo për mundësinë e kandidaturës”, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se anëtarët e familjes Jashari nuk do të pranojnë të hyjnë në lojëra politike për pozitën e presidentit, por do të marrin përgjigjen e tyre nëse të gjitha subjektet politike pranojnë që të zgjedhin një anëtar të familjes Jashari për president.

Jashari ka deklaruar se ai personalisht nuk do të shpallë kandidaturën për president, pasi që nuk është i interesuar për pozita të tjera politike përveç asaj të Kryetarit të Skenderajt.

Menu Title