.
×

Bekim Jashari nuk shkon në emisionin e Jeta Xharrës, por ia dërgon këtë letër



Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ndonëse në fillim e kishte konfirmuar shkuarjen e tij në ”Debatin Pernime” të Jeta Xharrës, ai në fund e kishte refuzuar atë.

Jashari ia ka dërguar një letër Jeta Xharrës, në të cilën thotë se arsyeja e mos shkuarjes në emision është për çështje objektive dhe se ai nuk është politikan por qytetar i Kosovës.

”Nuk mund të marrë pjesë në emisioni tuaj për arsye objektive, pasi nuk jam politikan por qytetar i devotshëm i Kosovës.’’, thuhet në letrën e tij, transmeton Periskopi.

Ndërsa për t’u përballur me njëri- tjetrin në debat janë kandidati i Vetëvendosjes, i LDK-së dhe ai i AKR-së./Periskopi/