.
×

BE’ja e lidhur nyje: Merkeli s’arrin të bindë Macron për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut



Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur të bindë Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton Gazeta Metro.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel u shpreh: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.

Ndërsa Macron tha se përshëndet reformat e ndërmarra nga dy shtetet ballkanike, por theksoi gjithashtu se “do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme”, shkruan tch.

Macron tha se Ballkani është një rajon strategjik për Evropën, por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit. Ai vuri në dukje edhe faktin se rinia shqiptare emigron gjithnjë e më shpesh në Bashkimin Evropian.

“Rinia shqiptare vjen më së shumti në BE dhe e shohim më së shumti në Francë. Unë do të ndalesha sërish te rithemelimi i procedurës apo riparja e saj. Po e shpall vizionin tim gjeopolitik në krah të Kancelares, por më duhet të shpjegoj edhe këto gjëra të tjera”, u shpreh Macron.

Konflikti mes këtyre gjigantëve të mbetur në BE për primat po shkakton edhe ‘dëme anësore’, kështu ishte ankuar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, siç janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Zoran Zaev ishte edhe më i zëshëm në protestën e tij kur tha se qeveritë do të bien nëse nuk mbahen premtimet.

Komisionari për Zgjerim Hahn i Komisionit Europian gati ishte se nuk ishte lutur për të ndërruar mendje anëtarësia e BE’së. Tjetri komisionar, greku Avramopulos kishte thënë se komisioni europian është në mendje por dallimet ekzistojnë tek anëtarësia.

Edhe Federica Mogherini dje kishte mbajtur një fjalim në Universitetin e Oksford ku kishte paralajmëruar se integrimin e Ballkanit në Europë nuk do të ketë paqe atje.